Provokim

Fetarë rusë me një kryq po enden nëpër Kosovë

Një kryq i madh nga Rusia, i përcjellë dhe i bartur nga fetarë rusë, këto ditë po endet nëpër Kosovë, transmeton Koha.net.

Kryqi, siç raporton radiokim, është i vjetër 600 vjet dhe ai gjoja ka rënë nga qielli ndërsa gjatë kohës së socializmit ishte fshehur në Rusi.

Qëllimi i sjelljes së këtij kryqi në Kosovë është “solidarizimi rusë me serbët e Kosovës”.

Deri më tash kryqi, nga fetarë rusë, të ndihmuar edhe nga ata e serbë, është dërguar në Manastirin e Deçanit, Patrikanën e Pejës dhe Bogosllovinë e Prizrenit. Bartësit e tij e kanë ndërmend që kryqin ta dërgojnë “nëpër të gjitha vendet e shenjta serbe në Kosovë”.

Pas këtij rituali fetaro – politik, kryqi, siç shkruan radiokim, do të vendoste në Prizren.

Kryqin “dhuratë” e ka sjellë “ipeshkvi i madh rus” Varsanuf ndërsa për këtë dhuratë ka falënderuar i pari i Kishës ortodokse në Kosovë vladika Teodosie.

„Faleminderit për këtë bekim të madh. S’ka mënyrë më të mirë për ta ndihmuar Kosovën dhe as dhuratë më të madhe se ky kryq për Kosovën e kryqëzuar. Faleminderit për gjitha lutjet e për shpëtimin e popullit serb”, ka thënë ai.

Pas qëndrimit në Kosovë fetarët nga Rusia do të shkojnë në Mal të Zi.