Festuan me armë në Prekaz, policia sekuestron dy armë

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në vazhdimësi të veprimeve hetimore  për identifikimin e të dyshuarve  dhe sekuestrimin e armëve gjatë ditës së sotme kanë sekuestruar dy armë zjarri.

Mbi bazën e informacioneve dhe veprimeve hetimore, në orët e paradites së sotme të datës 27 tetor 2021, në fshatin Prekaz të Skenderajt, janë identifikuar dy persona të dyshuar,  mbi dyshimet e bazuara se në orët e mbrëmjes  së datës 17 tetor 2021, në shenjë festimi  kanë shtënë me armë zjarri. 

Në cilësi të provave materiale, nga dy të dyshuarit:  E. L., 25 vjeçar dhe A. L., 31 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës janë sekuestruar  dy  armë zjarri  një “pushkë automatike” dhe një  ‘pistoletë’.

Mbi dyshimet për  armëmbajtje pa leje  dhe për përdorim të  armës, janë  intervistuar dy të dyshuarit,  ndërsa pas intervistimit  me urdhër të prokurorit të rastit të njëjtit janë  liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre  është iniciuar rast për veprat penale  ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’ dhe “ Përdorim i armës”.