Ditën e sotme moderatori i njohur Ardit Gjebrea feston 56 vjetorin e ditëlindjes së tij.

Që herët në mëngjes moderatori ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe të afërm të tij.

I pari që e uroj ishte djali i tij Jon i cili preku me dedikimin për moderatorin.

Por mes shumë urimesh dhe dhuratash që Gjebrea ka marrë në një ditë speciale si kjo e sotmja, ka zgjedhur të veçojë njërën prej tyre.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’, disa foto ku dallohet se ka marrë si dhuratë bluzën e futbollistit Thomas Strakosha të shkruar me disa autografe nga pjesëtarët e klubit të futbollistëve të Lazios.

“A super dhuratë nga @dritan_shakohoxha dhe @thomas_strakosha. Faleminderit skuadra e Lazio-s, prej 40 vitesh skuadra e zemrës”,- shkruan ai.