Festoi ditëlindjen, kështu u surprizua nga kompania këngëtarja e ‘ON Records’

Karrierën muzikore nuk ka shumë kohë që e ka nisur, por, është një nga zërat që premton shumë në industrinë muzikore.

Fjala është për këngëtaren Aurora, e cila ditë më parë ka festuar ditëlindjen, shkruan Ballkani.info.

Artistja e grupit të suksesshëm “On Records”, është befasuar nga anëtarët e labelit të saj, në këtë datë me rëndësi për të.

Sipas publikimeve që i bëri në rrjetet sociale, për Aurorën kanë përgatitur një festë ku nuk mungoi as ëmbëlsira, e reagimi i saj që në fillim ka qenë mjaft emocional.

Për Aurorën urojmë edhe shumë vite tjera./Ballkani.info/