Festivali vetësakrifikues i një sekti sufi (FOTO +18)

Mijëra pelegrinë po udhëtojnë për në perëndim të Indisë për të marrë pjesë në një festival mysliman “Sufi”, në të cilën ndjekësit kryejnë veprime të çuditshme vetëtorturimi.

Në fotot e publikuara, njerëzit mund të shihen duke nxjerrë sytë me shpatat e tyre, ndërsa shpojnë gjuhën me shkopinj metalikë. Në këtë mënyrë, ata përkujtojnë përvjetorin e vdekjes së shenjtorit që themeloi një rrymë të tillë e ashtuquajtur islame. Megjithatë, në Islam janë të papranueshme veprime të tilla.

I quajtur festivali “Urs”, pelegrinët përkujtojnë Moinuddin Chishti, i cili themeloi urdhrin Sufi Chishtiya rreth 800 vjet më parë, shkruan “Daily Mail”.

Festivali përkujtimor 6 ditor bëhet në qytetin e Ajmerit, në shtetin perëndimor indian të Rajasthan.

Ndryshe nga myslimanët suni, ku bëjnë pjesë mbi 85 për qind e myslimanëve në botë, rryma të ndryshme sufijsh, u përkushtohen shenjtorëve të veçantë – një koncept që nuk njihet në themelet e Islamit.