Dita e Ushtrisë

Festës së madhe të Ushtrisë, hijeshi nesër i jep edhe diplomimi i plotit të parë

Ditën e nesërme, më 14 dhjetor, pritet që Kuvendi i Kosovës të votojë transformimin e FSK-së në Ushtri.

Ky lajm ka gëzuar shumë qytetarë por në të njejtën kohë ka ngjallur reagime të shumta, shkruan Ballkani.info.

Zyrtarë serbë, janë munduar përmes propagandës të ngjallin tensione në komunat e banuara me qytetarë serb, por kjo si duket nuk ka pasur sukses.

Deri më tani nuk është regjistruar ndonjë ekces në asnjë komunë dhe nga Policia e Kosovës për Ballkani.info është konfirmuar se janë shtuar masat e sigurisë që të parandalohet çfarëdo problemi i mundshëm.

E përpos ditës së Ushtrisë, Kosova po merr edhe një lajm tjetër të mirë ditën e nesërme.

Nesër, Kosova do të ketë pilotin e parë që do të diplomojë në Akademinë Ushtarake të Turqisë, i cili pastaj do të kthehet t’i shërbejë Kosovës.

Ky pilot, do të jetë piloti i parë me Akademi Ushtarake të pilotimit të helikopterëve. /Ballkani.info/