Festë në selinë e Nismës: Ja çfarë ka bërë djali i Fatmir Limajt

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, ka vendosur për të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të cilët janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Paneli lidhur me ankesat ka vendosur si në vijim:

PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të

Urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.

Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranojë të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.

Pas këtij lajmi, në selinë e Nismës ka nisur festa. Durim Limaj, djali i liderit të Nismës, Fatmir Limaj dhe këshilltari i tij, Luan Maloku kanë ironizuar me ata që iu kishin gëzuar moskalimit të pragut, shkruan Ballkani.info.

“Foto 2014-2019 – Masi qe e kena hanger mjalten per prag. Shihemi ne kuvend ??♂️”, ka shkruar Maloku.

Ai i ka publikuar dy fotografi duke e kaluar pragun me flamur të Nismës. /Ballkani.info/

loading…