Festë e madhe sonte në Suharekë pas shpalljes së Yllit kampion

Sonte në qytetin e Suharekës do të mbahet një festë madhështore.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

“I ftoj të gjithë deputetët dhe deputetet e Kuvendit të Kosovës, që të jenë të pranishëm në festë sonte në Sheshin e Qytetit në Suharekë”, ka shkruar ai.

Kjo festë do të mbahet në orën 19:00 në sheshin e qytetit.

Kujtojmë se skuadra e Yllit ka shënuar fitore në ndeshjen e katërt finale ndaj Trepçës duke e quar kështu rezultatin në 3:1 dhe me meritë e ka fituar titullin e kampionit.

Ylli ka fituar mbrëmë me rezultat 70:64 në Palestrën e Sporteve “Minatori”në një atmosferë të zjarrtë.