Festë e madhe para shtatores së Komandantit Legjendar “Adem Jashari”

Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bekim Jashari ka theksuar se sonte para shtatores së kryekomandantit Adem Jashari, ka pasur festë në Sofrën tradicionale.

Postimi i Jasharit në Facebook:

Pikërisht para shtatores së kryekomandantit Adem Jashari, që na mundësoi me sakrificën e tij të mblidhemi, të këndojmë e të festojmë në Sofrën tradicionale dhe këto ditë kur Skenderaj është mbushur plot jetë e gjallëri nga ardhja e bashkatdhetarëve tanë.

Kemi marrë për obligim dhe detyrë që me gjithë këto aktivitete pushimin në vendlindje t’ua bëjmë të këndshëm e të paharruar. Faleminderit që po na jepni mundësinë të festojmë me ju!

loading…