Festë e madhe në Prishtinë pas fitores së Kosovës (VIDEO)

Qytetarë të shumtë kanë nisur të festojnë në sheshin e Prishtinës për fitoren e jashtëzakonshme të Kosovës ndaj Bullgarisë në kualifikimet për “Euro 2020”.

“Dardanët” fituan 2 me 3 në Sofje me një gol të Elbasan Rashanit që erdhi në sekondat e fundit.

Kjo ka nxitur festë të madhe në kryeqytet me qytetarë të shumtë që kanë dalë në shesh për të festuar.