Rugova

Festa e Vitit të Ri në familjen e ish-presidentit Rugova

Edhe në familjen e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova aktualisht po festohet Viti i Ri.

Blerina Kllokoqi- Rugova, reja e presidentit historik, Ibrahim Rugova, në llogarinë e saj në Instagram e ka publikuar një foto ku shihen e gjithë familja, shkruan lajmi.net.

Pranë portretit familjar, Blerina i ka uruar të gjithë ndjekësit me pak fjalë.

”Gëzuar”, ka shkruar ajo pranë fotos në të cilën shihet zonja e shtëpisë (bashkëshortja e të ndjerit), djemtë me nuse dhe vajza Teuta Rugova.