Festa e Flamurit e “ndarë” mes Vlorës dhe Tiranës

Dita e Flamurit është kremtuar me një ceremoni shtetërore në në Sheshin e Flamurit dhe Monumentit të Pavarësisë në qytetin historik të Vlorës, me rastin e 106-vjetorit të Pavarësisë

Qeveria, e kryesuar nga kryeministri Edi Rama, në prani edhe të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, morën pjesë në ceremoninë për ngritjen e flamurit kombëtar, më 28 nëntorit të vitit 1912.

Presidenti Meta dhe kryeministri Rama zhvilluan homazhe dhe vendosen kurora me lule në monumentin e pavarësisë

ERTV Live😊: 106 VJET PAVARËSI 🇦🇱

Posted by Edi Rama on Wednesday, November 28, 2018

Në praninë e Presidentit të Republikës dhe krerëve të institucioneve të larta të shtetit shqiptar, në Sheshin e Flamurit u ngrit Flamuri Kombëtar.

Më pas, personalitetet më të larta shtetërore në këtë Vit Mbarëkombëtar kushtuar Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, Skënderbeut zhvilluan homazhe dhe vendosën kurora me lule në shenjë nderimi te varri i Ismail Qemalit.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen. Emocion i veçantë të merrja pjesë sot në Vlorë, “kryeqytetin” e Festës së Pavarësisë, në ceremoninë shtetërore për nder të simbolit më përbashkues të shqiptarëve. Përkulem me respekt para veprës së përjetshme të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali.”, – u shpreh Presidenti Meta për gazetarët.

 

Ndërkohë, këtë ditë, lideri demokrat Lulzim Basha e kujtoi në Tiranë, duke përkujtuar njëherësh edhe Ditën e Çlirimit, të cilën e majta e kremton më 29 nëntor.

Basha mbajti homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.

Mesazhi për Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit të vendit, pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve.

Posted by Lulzim Basha on Wednesday, November 28, 2018