Festa e ditëlindjes përfundon me rrahje, video e dy vajzave të vogla bëhet virale

Një video prej një feste ditëlindjeje është bërë virale në Twitter.

Një festë ditëlindjeje përfundoi në rrahje mes dy vajzave të vogla.

Gjithçka nisi kur shoqja e “vajzës së ditëlindjes”, deshi ta ndihmonte për t’i fryrë qirinjtë shoqen e saj.

Pas këtij veprimi, kjo e fundit nuk duroi dhe e kapi për flokësh dhe ia plasi vajit. Ndërkohë, vajza tjetër pavarësisht se u sulmua, duket në humor të mirë.

Video është shpërndarë mbrëmë dhe deri tash është shikuar rreth 2.5 milionë herë.