Ferrari me tri super-makina në festivalin e GoodWood

Të gjitha pritet t’i shohim, nga katër korriku

Kanë mbetur edhe disa javë deri në fillimin e Goodwood Festival of Speed dhe Ferrari ka bërë të ditura super-makinat me të cilat do të prezantohet në këtë aktivitet.

Derisa disa prej këtyre makinave ishin paralajmëruar më parë, prodhuesi italian ka njoftuar se do të shfaqen para publikut, për herë të parë P80/C dhe SP3JC.

Modeli P80/C është i bazuar në 488 GT3, ndërsa ka bayë të rrotave për 50 milimetra më të gjerë. Arsyeja përse po e përdor këtë makinë të fuqishme, nuk është vetëm për të treguar performancën, por edhe të shfaqë lirinë kreative të dizajnit të pjesës së jashtme.

Në anën tjetër, i vetmi SP3JC e ka shasinë dhe marshin e shpejtësisë, sikur të F12tdf, ndërsa është i bazuar në makinat me motor V12, që janë prodhuar në vitet 1960.

I prezantuar gjatë shtatorit të kaluar, Monza SP2, është super-makina tjetër që Ferrari e prezanton në këtë festival veturash. Për të nderuar shoferin Michael Schumacher, në Goodwood do të kalojnë edhe disa makina Formula One.

Krahas këtyre super-veturave, në Goodwood Festival of Speed që fillon nga katër korriku dhe përfundon pas tri ditësh, pritet të ketë edhe modelet më të mira nga prodhuesit tjerë.