Ferrari i rrallë që mund të shitet në ankand për miliona euro

Vetëm katër makina të tilla ekzistojnë në tërë botën.

Muajin që vjen do të zhvillohet Java e Veturave Monterey në Kaliforni të SHBA-ve.

Në mesin e veturave që do prezantohen në këtë event do jetë edhe ‘Ferrari 250 GT Series 1 Cabriolet’, i prodhuar më 1958-ën, që pritet të shitet disa milionë euro.

Pronarin e parë, kjo makinë e ka pasur aktorin Prince Alessandro “Dado” Ruspoli nga Roma.

Me këtë makinë, Dado ka shëtitur personazhe të famshme si Salvador Dali, Brigitte Bardor dhe Pablo Picasso.

loading…