Feros i vodhën Instagramin dhe i shkruajnë Arbenitës, reagon modelja

Mbrëmjen e djeshme reperit të njohur Fero i vodhën adresën personale të Instagramit. Në profilin e tij u publikuan foto, statuse si dhe i ndryshuan emri në bio. 

Djemtë kanë përfituar nga rasti dhe i kanë shkruar Arbenitës duke u shtirur si reperi dhe modelja ka reaguar. Ajo ka publikuar në Instastory një bisedë ku shihet se një adresë me emrin Fero Feraj i ka shkruar: “Unë jam Fero, se ma hackuan adresën personale”.