Feronikeli e ka mposhtur sot Ferizajn në stadiumin “Rexhep Rexhepi” me rezultat të pastër 2-0 në ndeshjen e fundit të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës.

Klubi nga Drenasi zhbllokoi rezultatin pas çerek orë loje me Kastriot Rexhën. Kur po zhvillohej minuta e 34-të sulmuesi nga Shqipëria, Artur Magani dyfishoi epërsinë e vendasve, rezultat që nuk ndryshoi deri në përfundim të takimit.

Me këtë fitore Feronikeli e mbajti hapin e rivalit për titull Prishtinës që nga ana e saj triumfoi dje 2-0 ndaj Ballkanit, derisa diferenca mes dy skuadrave është vetëm një pikë.

Ndërkohë Ferizaj vazhdon ta vuajë formën e dobët teksa rradhitet në vendin e 11-të me 14 pikë të tubuara.