Feronikeli firmos me Kukën

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Viktor Kuka do të jetë pjesë e Feronikelit të Drenasit në edicionin e ri. Ish-kampioni i Kosovës të enjten pasdite ka zyrtarizuar Kukën.

Ai së fundi ka luajtur për Ferizajn. Më herët ishte edhe te Prishtina, Llapi e Drita. Ka luajtur edhe për Teutën e Durrësit. Me Prishtinën e Dritën ka fituar kampionatin.

“Për mua është sfidë e re. Jam i lumtur që jam pjesë e Feronikelit, klubit me ambicie të mëdha. Nuk është hera e parë që luftoj për titull dhe shpresoj që titullin ta sjellim në Drenas”, ka thënë Kuka.