Reperi nga Gjilani, Fero, është duke punuar në projekte të reja muzikore.

Edhe pse deri më tani ka sjellë një sërë projektesh të pëlqyeshme, anëtari i labelit “On Records” duket se nuk do të ndalet me kaq.

Në rrjetet sociale, në të cilat ndan imazhe dhe video të ndryshme me ndjekësit e tij, së fundmi ka publikuar edhe një pjesë të projektit që do ta lansojë në ditët në vazhdim.

View this post on Instagram

LOST IN HELL (E PA PUBLIKUME)

A post shared by ALLE$ BABA (@ferofera) on

Rreth kësaj kënge nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme, por që mori komente mjaft pozitive nga fansat e tij të shumtë.

“Ride or Die” është një prej realizimeve të fundit të Feros, pjesë e të cilës është edhe e dashura e tij, modelja Arbenita Ismajli.

Çifti këtë videoklip e ka realizuar në Greqi dhe shfaqen në skena mjaft intime me njëri-tjetrin.