Fero rrëfen momentin e vështirë kur Arbenita humbi babain ditën që u lind Nina

Reperi i njohur shqiptar, Fero, para pak jave është bërë baba për herë të parë. Ai dhe Arbenita janë bërë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin, Nina.

Mirëpo, po të njejtën ditë që Arbenita u bë nënë ajo humbi babain e saj.

Së fundi, Fero ishte i ftuar në emisionin tek “Rudina” ku zbuloi se babai i Arbenitës humbi betejën me COVID-19 ende pa e kuptuar se është bërë gjysh:

“Shumë e dhimbshme. Nina erdhi në jetë rreth orës 1:30 të natës, fjetëm dhe kur u zgjuam të nesërmen morëm vesh lajmin tragjik. Edhe Arbenita u mërzit shumë. Ai e dinte se Arbenita do lindte, por nuk e ka marrë lajmin që lindi”, u shpreh reperi.