Fero rrëfen disa detaje nga lidhja me Arbenitën

Historia e dashurisë së reperit Fero dhe modeles Arbenita Ismajli, jo vetëm që është me e komentuara në rrjetet sociale, por dhe ndër më të bukurat.

Para se të njihte Arbenitën, Fero deklaroi në “E Diell” se kishte pasur një “problem”, por që u sheshua me kalimin e kohës.

“Unë gjithmonë e kam dashur veten shumë, por Arbenita më ka bërë konkurrencë të sinqertë, kështu që tani e dua atë më shumë”, ka rrëfyer reperi.

Thuhet se kur ka dashuri, ka dhe xhelozi, por si qëndron kjo balancë mes Feros dhe modeles: “Ndonjëherë ndodh që ajo është më xheloze, më fiton mua, ndonjëherë e fitoj unë atë, pra që jam më xheloz, por në fund të fundit, nëse e shikojmë mirë njëri-tjetrin, s’kemi pse bëhemi xhelozë”.