Fero ka njoftuar se kur publikohet albumi i tij i ri.
Fero muajt e fundit i është përkushtuar punës për finalizimin e albumit të tij të ri me titull “Self Loyalty”.
Së fundi, me anë të një postimi në Instagram, reperi ka bërë të ditur se albumi i tij publikohet më 6 mars.
Ky album përmban 14 këngë, ndërsa ka edhe një bashkëpunim, por emrin e artistit me të cilin ka bërë duet nuk ka preferuar ta zbulojë tani.
Reperi njoftoi se fillimisht fansat mund ta porositin, ndërsa më 6 mars lansohet në platforma muzikore si Deezer, iTunes, Spotify, e të tjera.







