Reperi i njohur nga Gjilani, Fero i cili së fundmi lansoi projektin e tij të titulluar ‘Alles Baba’, në një intervistë për emisionin ‘Te Shoqja’, ka folur rreth planeve të tij për të ardhmen.

Ndër të tjerash, Fero ka komentuar edhe disa fotografi, e ndër to edhe fotografinë e presidentit Thaçi, duke thënë se me gjithë respektin, ai mendon se do t’ia zë vendin presidentit, përcjell Ballkani.info.

‘Më gjithë respektin për ju, së shpejti do t’a zë vendin’, ka thënë Fero.

Reperi ka thënë se mendon që Kosovës i duhet një njeri si ai, andaj edhe mendon se do jetë presidenti dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës. /Ballkani.info

Ndiqeni intervistën e plotë të emisionit ‘Te Shoqja’, prodhim i Ballkani.info: