Fero i shpreh dashurinë të dashurës: I gjithë universi në një foto
Fero duket se është super i dashuruar me të dashurën e tij modele.
Reperi i njohur nuk po i fsheh tashmë komentet për të dashurën e tij nga Londra.
Ariana Ismaili është një modele e cila po bën karrierë në Angli, ndërsa së fundi, pikërisht me anë të disa komenteve, kemi zbuluar se është në lidhje me reperin nga Kosova, shkruan Gazeta Express.
Megjithëse ata po mundohen të fshehin lidhjen e tyre nga publiku, Fero megjithatë nuk po i ndal komentet.
Këtë herë ai e cilëson Arianën si ‘universi i tij’, duke bërë me dije se ata nuk po kanë vetëm takime por tashmë po ndodh diçka serioze mes tyre