Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismaili janë kthyer në çiftin më të komentuar në showbizin shqiptar, të cilët kanë tërhequr vëmëndjen e publikut me pozat së bashku dhe dedikime të ëmbla për njëri tjetrin.
Pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar lidhjen, si duket vijojnë t’i hedhin benzinë zjarrit duke postuar foto romantike me njëri-tjetrin.
Vetëm pak orë më parë, Arbenita postoi sërish një foto me Feron ku shkruante: “Natën (zemër)!”
Shfaqen shumë të afërt si dhe pothuajse në çdo foto kur janë së bashku nuk mungon dora e Arbenitës në faqen e Feros, duke e bërë gjithçka të duket romantike!
Pak minuta pas postimit të modeles, komentoi Fero, duke i shkruar: “E mirë (zemër!)”
Por komentet Arbenita nuk ka hezituar t’i fshijë duke zhdukur kështu edhe komentin e Feros!









