Fero e krahason Ledri Vulën me Sabri Fejzullahun (VIDEO)

Reperi i njohur nga Gjilani, i cili është pjesë e labelit ‘On Records’, në një intervistë në ’72 Sen’ ka thënë se sa i përket muzikës, Prishtina i takon atij.

Fero ka shkuar edhe më larg duke treguar një video që është realizuar gjatë një koncerti në Prishtinë, duke thënë se askush tjetër nuk e ndez atmosferën kësi soji, shkruan Ballkani.info.

Në anën tjetër, moderator e ka provokuar duke i thënë se ka edhe artista tjerë që bëjnë kësi lloj atmosfere duke i përmendur Ledri Vulën.

Ndërsa reagimi i Feros ka qenë i shpejtë, duke thënë se ai është duke folur për hip-hop.

“Edhe për Sabri Fejzullahun këndojnë”, ka thënë Fero duke i bërë të pranishmit të qeshin.

Këtë pjesë e ka shkëputur edhe vet reperi Fero, të cilën e ka shpërndarë në Instagram ku edhe ka shkruar ‘Respekt Agji Sabri’. /Ballkani.info

https://www.instagram.com/p/Bwh26LdHuSt/?fbclid=IwAR2L2B4cPVSZ4To_U5kwLYjlVxLWMv0SmKtSvBCJIgg4kKNQ4UOQnxbncLA

Emisioni i plotë: