Fero dhe The Mike sjellin këngën e re “Arsenal”

Rap-artisti i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, ka prezantuar sot (e shtunë) projektin e ri muzikor.

Ai ka bashkuar forcat me reperin The Mike, projekti i të cilëve është kompletuar edhe me videoklip.

Klipi siç shihet është realizuar në qytetin e Gjilanit, nga edhe vijnë këngëtarët.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti në këtë projekt ka adresuar edhe disa prej lajmeve të fundit, siç ishte rasti me arrestimin e para disa muajve, mbi të cilin rëndoi akuza ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Në video është shfaqur edhe vajza e tij, Nina, të cilën e ndan me modelen Arbenita Ismajli.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet artistët, kurse për beat-in dhe producimin janë kujdesur M.O.B & A1.

Videoja ndërkaq vlen të ceket se është realizuar nga Gent Films. /Telegrafi/