Fero dhe Arbenita tregojnë se si ia kanë lënë emrin vajzës

Në orët e para të ditës së sotme, modelja Arbenita Ismajli solli në jetë fëmijën e saj të parë nga martesa me reperin Fero.

Arbenita madje postoi foton e parë me fëmijën në krah, që është vajzë, por nuk tregoi ende se si ajo dhe Fero ia kanë vendosur emrin.

Fero permes një fotografie të publikuar me Arbenitën dhe vajzën zbuloi se emri saj është Nina.

Kujtojmë se Arbenita dhe Fero para pak muajsh kurorëzuan dashurinë me martesë, ndërsa deri në fund të shtatzënisë ajo nuk tregoi se është në pritje të ëmbël.