Fero dhe Arbenita falënderojnë për urimet që iu bënë, pasi pritën në jetë vajzën e tyre

Reperi i njohur, Fero dhe Arbenita, janë bërë prindër për herë të parë.

Gjatë ditës së sotme (e premte) që të dy sollën imazhe në rrjete sociale, për t’i informuar ndjekësit e tyre.

Po ashtu, palët bënë të ditur se e kanë pagëzuar vajzën me emrin Nina.

Pas lajmeve që shpërthyen në rrjet, padyshim që edhe urimet për ta nuk ishin të pakta.

Andaj, në një postim në rrjetin social Instagram, reperi dhe modelja kanë falënderuar për të gjitha urimet e përzemërta.

Çifti përndryshe janë në lidhje që disa vite, kurse lajmin për shtatzëni e bënë publik vetëm dy muaj më parë.