Fero anulon albumin, më s’këndon në gjuhën shqipe!

Këngëtari nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur me emrin skenik Fero ka një lajm për fansat e tij.

Së fundmi artisti ka bërë të ditur përmes një ”InstaStory”, se e ka anuluar albumin e tij.

Ndërkaq, Fero ka treguar se kënga e tij ”Bella” e cila ende nuk është publikuar, është e fundit që është krijuar në gjuhën shqipe.

”Anulohet Albumi. Bella muzika e fundit e feros ne gjuhen shqipe, shimi nimi te gjith”, ka shkruar Fero.

Kujtojmë që projekti i fundit i artistit është ”Fvck you”, të cilën e ka sjellur në bashkëpunim me artistin Mossi më 18 shtator.