Lebibe Topalli

Ferizaji synohet të shndërrohet “Qyteti i Muraleve”, mbi 100 murale përcjellin mesazhe të fuqishme

Qyteti i Ferizjit po bëhet gjithnjë e më i njohur për nga murale e tij. Deri më tani, mbi 100 murale janë realizuar në të gjithë qytetin,.

Artistja e njohur Lebibe Topalli ka ndarë në profilin e saj në Facebook disa fotografi të muraleve, teksa ka ka pohuar se synimi i saj dhe i ekipit të saj ka qenë që Ferizaj të njihet si “Qytet i Muraleve”.

“A e dini se në Ferizaj janë realizuar më shumë se 100 murale? Qëllimi ynë ka qenë dhe është që Ferizaj të identifikohet si ‘Qytet i Muraleve’ duke e shndërruar qytetin në një Galeri të Hapur Urbane”, shkruan Topalli.

Realizimi i këtyre projekteve përpiqet të rritë ndërgjegjësimin dhe vlerësimin për artin e muralit.

Me ndihmën e artistëve si Topalli, Ferizaj po shndërrohet në një qendër të re të kulturës së artit urban në Kosovë.