Ferizaj

Ferizajasi gjen granatë dore

Një qytetar i Komunës së Ferizajt ka hasur në një grantë dore, derisa ishte duke e rrënuar një mur.

Pasi që ka hasur në një mjet të dyshimtë, qytetari ka lajmëruar Policinë e Kosovës, të cilët pastaj me ndihmën e FSK-së dhe KFOR-it kanë identifikuar mjetin dhe e kanë shpërthyer .

“Ankuesi ka njoftuar se derisa po e prishte një mur, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Patrulla Policore ka lokalizuar dhe siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti i “EOD-ës” nga FSK-ja dhe KFOR-i, kanë identifikuar mjetin, bëhet fjalë për Granat dore, e cila është shpërthyer në vendin e ngjarjes ku çdo gjë ka përfunduar pa asnjë problem”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.