Ferizajases i digjet BMW-ja me vlerë 15 mijë euro

Një femër në Ferizaj ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshirë nga zjarri vetura e tipit BMW me targa vendore, pronë e saj. Sipas ankueses vlera e dëmit është rreth 15,000 euro.

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja në fshatin Varosh të Ferizajt në orët e para të ditës së sotme.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësiti i zjarrfikësve.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshirë nga zjarri vetura e tipit BMW me targa vendore, pronë e saj. Sipas ankueses vlera e dëmit është rreth 15000 (pesëmbëdhjetë mijë) €. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësiti i zjarrfikësve”, thuhet në raportin e Policisë.

loading…