Në një restoran në Ferizaj ka shperthyer një zjarr.
Rrezikun nga ky zjarr e shtoi fakti që afër restorantit gjendet edhe një pikë derivatesh.
Sipas banorëve të rrugës së “Reçakut” të cilët edhe kanë lajmëruar për ngjarjen në redaksinë e Klan Kosovës, kjo ka bërë që të evakuohen edhe disa qytetarë.
Ekipi i Klan Kosovës ka qëndruar në vendin e ngjarjes.
Aty është parë një gjenerator, disa kabllo të djegura dhe restorantin i cili ishte i mbyllur.
Pronarët nuk e lejuan ekipin e Klan Kosovës që të marrë pamje dhe as nuk u deklaruan lidhur me rastin.
Por, vetëm thanë që nuk ishte diçka tragjike.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.
Veseli në Edicionin Special në Klan Kosova tha se zjarri ka shpërthyer tek kontraktorët që lidhen me gjeneratorin e energjisë elektrike.
“Sonte rreth orës 19:15 policia ka marrë një informacion se është një incident zjarri në rrugën e Reçakut, këtu në Ferizaj. Njësitet e reagimit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, të shoqëruar edhe nga njësitet e hetimit të stacionit. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i zjarrfikësve dhe ekipet e KEDS-it, të cilët menjëherë e kanë ndërprerë rrymën dhe zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin.Ka qenë një kontraktor i lidhur për gjeneratori në një restoran”.







