Ferizaj: Qytetari dorëzon në polici portofolin e gjetur

Sot , rreth orë s 09:00, një qytetar nga fshati Pozhoran i Vitisë , Adnan Zuka 41 vjeçar, me profesion shofer në fabrikën e bukë s ‘’Sheki’’ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në fshatin Greme të  Ferizajt .

Portofoli i përkiste Besim Zenunit , i moshës 25 vjeçar, punëtorë fizik nga fshati Gackë të Ferizajt.

Ai menjë herë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.


Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë , pronarit i kthehen  paratë dhe letërnjoftimi i RKS-së .


Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin Adnan Zukën për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur  në
stacionin e policisë .