Ferizaj: Policia gjen të moshuarin, fton familjarët ta marrin (FOTO)

Një person ka humbur në Ferizaj dhe i njëjti është gjetur nga policia e këtij qyteti.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, personi është në gjendje të mirë shëndetësore, por ka problem në te folur dhe për këtë ai kërkon ndihmë që familjarët të shkojnë në stacion ta marrin.

Më poshtë ju sjellim komunikatën e plotë të Aliut:

Përshëndetje!

Kërkojmë që nga ana e mediumeve tuaja të publikoni fotot e këtij personi të cilin sot rreth orës 18:00 policia e ka gjetur në Ferizaj në rrugën ,,Vëllezërit Gërvalla” dhe të njëjtin e ka sjellur në stacionin policor ,ku fillimisht nga mjekët është kontrolluar dhe sipas tyre personi është në gjendje të mirë shëndetësore,por ka probleme në të folur dhe nuk është i mundur komunikimi.

I njëjti nuk posedon kurfar dokumenti të identifikimit .

Personi i gjinisë mashkull,rreth 50-55 vjeç,i gjatë rreth 160 cm,flokë të thinjura,sy të kaltër,ka të veshur farmerka të kaltërta,jakne dimri të zezë,xhemper të bardhë dhe këpucë të thella ngjyrë kafe.

Shkresë i bashkangjiten dhe dy foto të personit të humbur.

Apelojmë tek qytetarët që e njohin kët person të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë.

Ju falemnderit për bashkëpunim.

Me respekt

Toger Agim Gashi