Për një javë, Policia në Ferizaj ka shqiptuar 108 gjoba për përdorim të telefonit vozitjes, shkruan Reporteri.net.
Policia i ka bërë thirrje shoferëve që të përqëndrohen në ngasjen e veturës dhe të shmangin përdorimin e telefonit.
KOMUNIKATË PËR MEDIA:
Ferizaj, 20.10.2025
108 gjoba për përdorim të telefonit gjatë javës në rajonin e Ferizajt
Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë periudhës kohore 13 – 19.10. 2025, ka shqiptuar gjithsej 108 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin celular gjatë ngasjes së automjetit.
Ky aksion është ndërmarrë pas një fushate disa ditore me moton:
“Një sekond në telefon mund të bëhet shumë vonë. Duart në timon, e jo në telefon.”
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të përqendrohen në ngasjen e automjetit dhe të shmangin përdorimin e telefonit, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të rënda për jetën e njerëzve.
Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të aksidenteve rrugore.
Qytetarët ftohen të bashkëpunojnë me Policinë Rajonale të Ferizajt dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat: 192, 0290/326-250, dhe 0290/322-406.
Të dhënat e raportuesve ruhen në konfidencialitet të plotë.







