Komuna e Ferizajt është renditur poshtë, në vendin e 26-të, në Indeksin e Transparencës Buxhetore për vitin 2024.

Për këtë ka reaguar Visar Azemi, kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt.

“Në një komunë ku s’dihet se si ndahet buxheti, është normale me lindë një pyetje që thuajse çdo ditë e dëgjoj në terren: Ku po shkojnë paret tona? Kur mungon llogaridhënia, nis edhe dyshimi, dhe Ferizaj, dita-ditës, po e humb besimin që qytetarët kanë pasë dikur”, ka shkruar Azemi.

Sipas tij, qeverisja e Agim Aliut është mësuar të veproj mbrapa perdeve.

“E vërteta është që propaganda s’mundet me zëvendësu transparencën. Për dallim nga qeverisja aktuale, ne besojmë në një qeverisje gjithëpërfshirëse, ku qytetari është pjesë aktive e vendimmarrjes. Ferizaj është qyteti jonë, shtëpia jonë e përbashkët. Dhe çdo shtëpi funksionon më mirë kur secili është i informuar dhe i përfshirë në atë që ndodh brenda saj”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/

Postimi i plotë: