Ferizaj ndalon ekskursionet, maturantët bojkotojnë mësimin

Është ditë e rregullt mësimi. Por, në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj, nxënësit nuk po e zhvillojnë këtë proces.

Maturantët në shenjë revolte për vendimin e Drejtorisë së Arsimit që të ndalohen ekskursionet në Shqipëri, bojkotuan mësimin.

Drejtoresha e shkollës, Bahrije Hoxha nuk ishte në shkollë gjatë kohës sa ekipi i T7 ishte aty, por stafi i shkollës konfirmoi prapa kamerave bojkotin e mësimit nga maturantët.

E pasdite kësaj shkolle ju kthye normaliteti.

Nxënësit e gjeneratave tjera filluan në mënyrë të rregullt procesin mësimor mësim.

Por, nxënësit vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e DKA’së.

E ky vendim i komunës ka ardhur me kërkesë të Këshillit të Prindërve të Ferizajt.

Ndërkohë, Visar Islami, nga ky këshill tregon arsyetimet pse kanë kërkuar një gjë të tillë.

E vendimin e Këshillit të Prindërve e ka miratuar Drejtoria Komunale e Arsimit.

Drejtori i Arsimit në këtë Komunë, Afrim Llabjani thotë se nuk do të heqin dorë për asnjë arsye nga ky vendim.

Komuna e Ferizajt është e para në Kosovë që merr një vendim të tillë. Vendimi vlen për 8 shkollat e mesme të kësaj komune.