Ferizaj ka fituar 3 pikë tepër të rëndësishme në garën për mbijetesë, teksa sot mposhti rivalin direkt Ballkanin.
Ferizajasve i ka mjaftuar goli i vonshëm i shënuar nga Shala kur po zhvillohej minutat e 85-të.
Pas këtij suksesi, Ferizaj ka 21 pikë të grumbulluara në vendin e 10-të, gjersa Ballkani numëron 27 pikë në pozitën e 7-të.
Në ndeshjen tjetër të ditës, Drita është rikthyer te fitorja derisa në shtëpi kaloi 2-0 Drenicën.
Edhe në këtë takim u nevojitën dy gola të vonshëm për të gjetur një fitues, me gjilanasit që zhbllokuan rezultatin në minutën e 90-të me sulmuesin afrikan Nwabueze, ndërsa 4 minuta më vonë 3 pikët Dritës ia siguroi Xhevdet Shabani.
Drita rradhitet në vendin e 4-të me 29 pikë, ndërsa Drenica ka dy më pak në pozitën e 6-të.
Nuk ka pasur fitues në sfidën Lira-Gjilani që u përmbyll 1-1.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me Memajn në minutën e 29-të, ndërsa Gjilani u kundërpërgjigj në pjesën e dytë me Razak.
Prizrenasit me këtë barazim tubojnë 20 pikë në pozitën e 11-të, kurse Gjilani ka 29 pikë në vendin e 5-të.







