Ferizaj: I hyjnë hajnat në shtëpi, i vjedhin ari e para

Një person ka raportuar se disa persona të panjohur me forcë kanë hyrë në shtëpinë e tij, dhe aty kanë vjedhur stoli ari e para, mbrëmë rreth orës 22:30, njofton Policia e Kosovës.

Rasti është duke u hetuar, shkruan Ballkani.info.

Komunikata e Policisë:

VJEDHJE E RËNDË
Ferizaj, 17.08.2019-22:30. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç ‘rast kanë vjedhur stoli ari dhe para. Rasti nën hetime.

loading…