Një qytetar nga Ferizaj ka njoftuar Policinë se në rrethana të panjohura, është përfshirë nga flakët një depo e kompanisë së tij.

Ai ka njoftuar se në depo gjendeshin disa makineri për prodhimin e dyerve dhe dritareve, disa motorë të veturave dhe pjesë për vetura, pajisje elektronike për TV dhe një motoçikletë, shkruan Ballkani.info.

Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit.

Nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmëve materiale.

Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit, rasti është duke u hetuar.

Komunikata e Policisë:

INCIDENT ZJARRI
Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj, 17.08.2019-04:05. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se në rrethana të pa njohura nga zjarri është përfshirë depoja e kompanisë së tij në të cilën kishte makineri për prodhimin e dyerve dhe dritareve, disa motor të veturave dhe pjesë për vetura, pajisje elektronike për TV, dhe një motoçikletë. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarri. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar.

loading…