Ferizaj, gjenden 75 vetura të padoganuara

Sektori rajonal i hetimeve DRP në Ferizaj në bashkëpunim me zyrtarët e Doganës së Kosovës, ATK-së, sot kanë zhvilluar një operacion të bazuar në planin operativ “Auto sallonet 2019”, ku qëllimi i këtij plani operativ ka qenë kontrollimi i dokumentacionit për automjetet nëpër sallonet e shitjeve në Ferizaj.

Sipas Policisë janë kontrolluar gjithësejt 53 biznese të këtij profili në teritorin e komunës së Ferizajt.

“Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar gjithësejt 1099 automjete të ndryshme, ku nga ato janë hasur 75 vetura të padoganuara të cilat kanë filluar të tërhiqen nga auto sallonet,ku pastaj zyrtarët doganorë do të merren me proceduarat e parapara me ligj”, thuhet në komunikatën e Policisë.