Një vajzë rreth të 20-ave nga Ferizaj, e cila ishte raportuar e zhdukur për disa ditë, është gjetur dhe është kthyer në familjen e saj.

Në deklaratën e dhënë para autoriteteve, e reja ka bërë të ditur se largimi i saj ishte i qëllimshëm dhe i ndikuar nga dhuna psikike dhe fizike që ajo pretendon se ka përjetuar nga bashkëshorti i saj dhe familja e tij, raporton Klan Kosova.