Ferizaj e deklason Llapin midis Podujevës

Ferizaj e ka deklasuar Llapin në Podujevë duke e mundur me rezultat 2-4. Golat për ujqërit e Ferizajit i shënuan Përparim Livoreka, Zgjim Mustafa, Bunjamin Asani dhe Adenis Shala kurse për Llapin Mentor Zhdrella dhe Behar Maliqi

Ka përfunduar ndeshja e xhiros së nëntë të IPKO Super Ligës së Kosovës në mes të Llapit dhe Ferizajit.

Llapi kishte hyrë në këtë ndeshje si favorit por ia që kështu nuk kishte menduar Ferizaji, të cilët kalojnë në epërsi që në minutën e katërt te ndeshjes me anë të Përparim Livoreka.

Zgjim Mustafa i Ferizajit dyfishoi epërsinë në minutën e 32-të kurse skuadrat do të shkonin në pushim të pjesës së parë me rezultat 1-2, pasi që Mentor Zhdrella shënon në minutën e 42-të.

Me të filluar pjesa e dytë Bunjamin Asani shënon një supergol në minutën e 46-të, kurse për rezultat 1-4 shënon Adenis Shala.

Llapi shënon edhe një gol në minutën e 83-të me anë të Behar Maliqit por kaq mund të bënin llapjanët në këtë ndeshje dhe Ferizaj arkëton tri pikë që e dërgojnë atë në kuotën e nëntë pikëve dhe është në vendin e tetë kurse Llapi mbetet pas 9 xhirove në vendin e tretë me 17 pikë por me dy ndeshje me pak se Prishtina që ka 13 pikë dhe Feronikeli dhe Gjilani që po ashtu kanë një ndeshje me pak të zhvilluar.

loading…