Në fshatin Jezerc të Ferizajt dje në mesditë është djegur një veturë.

Sipas raportit të policisë, ankuesi ka informuar se vetura i është djegur në rrethana të panjohura.

Zjarri është fikur nga zjarrfikësit, ndërsa rasti është nën hetime.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fshati Jezerc, Ferizaj 20.11.2021 – 12:25. Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohura, nga zjarri është përfshirë vetura e tij. Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Rasti në hetime