Ferizaj| Arrestohet 29-vjeçari që kërkohej për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Ferizaj një person të kërkuar për veprën penale “posedim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit me burgim prej 1 vit e 2 muaj.

“Mbrëmë, në ora 22:00 në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Ferizaj policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës N.A (M/K) i moshës 29 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Posedim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ me dënim burgimi prej 1 vit e 2 muaj”, thuhet në njoftim.