Ferit Idrizi viziton Kurillovën: Mikpritja shaljane është e njohur në gjithë vendin

Ferit Idrizi, kandidat për kryetar të komunës së Vushtrrisë, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka vizituar Kurillovën. Në vizitën e tij, banorët i ofruan drekë e biseduan rreth investimeve kapitale e sidomos për turizmin malor. Idrizi ka bërë të ditur se mikpritja shaljane është e njohur në të gjithë vendin.

Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

“Vizituam Kurillovën, banorëve ua treguam planin tonë rreth investimeve të mëdha kapitale për këtë anë! Takuam disa banorë që ishin duke ngrënë drekë dhe iu bashkuam atyre, ngase mikpritja shaljane është e njohur në gjithë vendin. Kaluam disa momente shumë të mira së bashku, shpjeguam planin tonë që këto fshatra të shndërrohen në vende ku shumë qytetarë kanë mundësinë për turizëm malor. Më herët gjatë qeverisjes sonë ka përfunduar infrastruktura, ndërsa investimet do të rikthehen qysh në pranverë”. #kryetaritëgjithëve