Ferguson del kundër Superligës evropiane

Trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson, nuk e mbështet idenë e formimit të një Superlige të Evropës, dhe shton se klubet angleze nuk duhet të marrin pjesë në këtë garë.

Presidenti i Real Madridit ka shpalosur një ide për formimin e një Superlige të Evropës, pjesë e së cilës do të ishin skuadrat më të mira evropiane.

Ideja e Perez ka sjellë një huti në futbollin evropian, dhe ai qëllim nuk duket larg realizimit.

“Padyshim që ai është një projekt i orientuar drejt parave, por ai nuk duhet të jetë tërheqës për klubet nga Anglia”, ka deklaruar Ferguson.

“Premierliga është liga më e mirë kombëtare në botën e futbollit. Pse skuadrat angleze duhet të marrin pjesë në Superligë. Kjo është e paimagjinueshme për mua. Shumë klube me një histori të shkëlqyeshme mund të zhduken në Premierligë nga kjo ide”.