Deputeti i PDK-së dhe kandidat edhe për një mandat në legjislativ, Ferat Shala, thotë se programi i kësaj partie është i duhuri për Kosovën sot.
Sipas tij, ky program ofron zhvillim dhe mirëqenie.
“Programi ynë i përgjigjet asaj që i duhet Kosovës sot. Zhvillim dhe mirëqenie. Prandaj, përkrahja është masive kudo në Kosovë. VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala.
Ferat Shala në listën e PDK-së garon me numër 16. /Ballkani.info/







